​​Për më shumë se katër vite Rubin Invest ka krijuar reputacion serioz dhe të qëndrueshem si njërat ndër kompanitë më të suksesshme në rajon, në menaxhimin e projekteve si dhe ekzekutimin e punëve. Kompania tashmë ka realizuar investime të mëdha në disa projekte të cilat kapin shuma milionëshe. Këto projekte kanë filluar së realizuari dhe disa prej tyre janë në përgatitje e sipër të planeve për fillimin e tyre në të ardhmen e afërt.
Projektet të cilat janë duke u ekzekutuar nga Rubin Invest tani janë Projekti Kullat në Ferizaj që është duke u ndërtuar në Qytetin Residence, qytet i cili do të ndërtohet në Ferizaj në një hapësirë prej 12 hektarësh si dhe Projekti Veranda që gjendet në Prishtinë lagja Arbëria (ish Dragodan) ku ka filluar ndërtimi i tri objekteve afaristo banesore dhe brenda katër viteve parashihet të përfundon i tërë projekti që përmban nëntë objekte afaristo-banesore të një stili evropian të klasit të lartë.
Në të ardhmen e afërt projekte primare të Rubin Invest-it janë ndërtimi i Qarshisë së Vjetër në Ferizaj ku janë të planifikuara mbi 24 lokale të gastronomisë, vend i cili do të bëhet simbol i rehatisë, qetësisë dhe kënaqësisë për të gjitha grup moshat.
Inspektimi i kompanisë Rubin Invest në udhëzimin e projekteve prej aprovimit e deri në finalizimin tyre dhe në fund menaxhimin e pronave, është rezultat i organizimit dhe integrimit të plotë të kompanisë. Të gjitha divizionet e kompanise, operojnë në mënyrë të koordinuar për të prodhuar projekte të cilesisë së lartë. Në Rubin Invest varirojnë prej 50 deri 120 nëpunës dhe menaxherë me orar të plotë kështu duke përfshirë një staf shumë profesional që i ofron të gjitha shërbimet dhe produktet e kompletuara.
Rubin Invest është kompani e certifikuar sipas standardit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001 si dhe është kompani e licencuar e ndërtimit të lartë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës.
 

Përkushtimi jonë për kualitet, na ka shtyer që të certifikohemi me standartin ndërkombëtar të kualtetit: ISO 90001

​​​