Historiku i KompanisË

Historia


“RUBIN” nëpër gjenerata – e kaluara, e tashmja, e ardhmja…
Me shumë dëshirë, mund dhe sakrificë në Mars të vitit 1965 Z. Avdyl Hoxha themeloi biznesin e pavarur familjar duke hapur një argjendari në Shkup.
Me vullnetin e papërshkrueshëm, me përvojën që kishte fituar për katër vite në një shkollë Profesionale Shtetërore Rubin-karmin, dhe me përkrahjen e madhe nga familja ai arriti që së shpejti të bën “Rubin”-in emër të njohur në tregun arit.
Përderisa emri “Rubin” veçse kishte fituar besimin e klientëve të vet në Shkup, u hapën edhe disa argjendari në Ferizaj. Më vonë u vendos që biznesi të zgjerohej edhe në fusha tjera, duke u përhapur në tregtimin e tekstilit me hapjen e butiqeve “Arthurs” të cilat nuk ishin asgjë tjetër pos një ekspansion apo dalje nga kornizat e biznesit të arit në diçka të re.
Puna e palodhshme dhe dëshira që këto korniza të zgjeroheshin çdo herë e më tepër shtyu familjen Hoxha të themelonin Shkollën e parë private në Prishtinë të njohur si kolegji amerikan. Mirëpo, edhe përkundër kësaj biznesi primar i kompanisë ishte dhe mbeti ari, kjo dëshmohet me hapjen e një zinxhiri të argjendarive si në Shkup ashtu edhe në Ferizaj dhe Prishtinë gjithmonë duke vazhduar ta ruajnë besimin e klientëve me emrin “Rubin” nëpër gjenerata…
Edhe sot, Rubin vazhdon të jetë një emër i njohur për adhuruesit e arit. Me 6 argjendaritë dhe me dy linja të prodhimit “Rubin” nuk ndalet së ofruari risi në tregun e arit.
Duke parë zhvillimin e hovshëm në të kaluarën të “Rubin”it nuk do të habit fakti se “Rubin”i ka shtuar edhe një degë në pemën e madhe të suksesit afarist - “Rubin Invest”. Rubin Invest, veprimtari kryesore ka investimet në patundshmëri, menaxhim e projekteve, ndërtim të lartë si dhe shitje dhe qiradhënie të objekteve të ndryshme afaristo-banesore.