Pikpamja e pronarit
Pikpamja e pronarit
Rubin Invest, si një kompani me objektiva të qarta për të ardhmen, mundohet që së bashku me partnerët, afaristët, dhe të gjitha palët e interesit të fokusojnë vëmendjen më tepër në procesin e kompletuar të menaxhimit të projektit me teknologjinë e fundit, dhe në shkathtësitë e punimeve, dhe jo me metodat e vjetra të demoduara të menaxhimit (një kompani një person),
Rubin Invest dedikohet që duke angazhuar staf profesional, këshilltarë të jashtëm profesional si dhe specialistë të fushave të ndryshme siç janë: planifikimi, arkitektura, inxhinieria, të jemi të parët në të gjitha fushat e biznesit, dhe të jemi shembull për të tjerët.
Padyshim se secili specialist jep ndihmë të rëndësishme në zhvillimin e teknikave të reja për implementim të efektshëm të projekteve. Sidoqoftë është e kuptueshme që i gjithë procesi i menaxhimit të projektit është që këta specialistë do të mund t'i përgjigjen në mënyrë më efektive dëshirave të klienteve në rritjen e prodhimit dhe përmirsimin e kualitetit të punës.






