NdËrlidhjet e Rubin Invest-it
Ndërlidhjet e Rubin Invest me Furnitorë
Organizimi i Prokurimit të Materialeve dhe/apo të shërbimeve të Rubin Invest, ofrojnë mundësi zingjirore të aktiviteteve të furnizimit – nga përzgjedhja e furnitorëve, kontraktorëve dhe këshilltarëve të kualifikuar, për marrjen e kontratave të furnizimit dhe shërbimeve të ndryshme. Personeli i prokurimit dhe materialeve punojnë në bazë të politikave, proceseve dhe procedurave të punës në bazë të të cilave menaxhojnë pajisjet, materialet dhe shërbimet.
Ne do të krijojmë dhe mirëmbajmë ndërlidhje strategjike me furnitorët tanë që ofrojnë vlera të larta dhe afatgjeta, për konsumatorët tanë të brendshëm dhe të jashtëm dhe për menaxhim efiqient për t’u siguruar që të dorëzojmë komoditetin e premtuar në baza globale. Me arritjen e suksesshme të misionit tonë ne do të sigurojmë çmime të ulëta për produktet dhe shërbimet tona.






